Shifra rekord, Maroku numëron 15.9 milionë turistë në 2024

Bota

Shifra rekord, Maroku numëron 15.9 milionë turistë në 2024

Industria e turizmit në Marok shënonte sot një rekord të ri teksa numri i turistëve që vizituan deri në nëntor 2024, arriti në 15.9 milionë, në një rritje prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, njoftonte ministria vendase e turizmit.

Vetëm për muajin nëntor kishin ardhur në vend 1.3 milionë turistë, në një rritje prej 31% nga viti i shkuar, duke reflektuar rritjen e tërheqjes së Marokut si një destinacion turistik.

Një pjesë e rritjes ishin sigurisht marokenët që jetojnë jashtë vendit, të cilët kishin shtuar me 17% numrin e vizitave.

Turizmi përbën rreth 7 përqind të ekonomisë së Marokut dhe është një sektor i rëndësishëm për vendet e punës dhe ardhjen e valutës së huaj.

Zyrtarët thonë se për të shtuar tërheqjen turistike janë shtuar linjat ajrore dhe promovuar destinacione të reja më pak të njohura në vend.

Ministria vendase e turizmit thotë se kërkon të arrijnë shifra prej 17.5 milionë vizitorë deri në vitin 2026, kur dhe do të presë ndeshjet e Kupës së Botës FIFA së bashku me Spanjën e Portugalinë, shkruan AfricanNews.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion