Shënohet numri më i ulët i viktimave në Itali që nga tetori, mbi 8 mijë raste të reja

Bota

Shënohet numri më i ulët i viktimave në Itali që nga

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus nga 226,006 testime të kryera për të dyshuar. Sot vihet re një rënie e numrit të tëinfektuarve, krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 10,176 raste nga 338,436 teste.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 3.7%, nga 3% një ditë më parë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë raportuar 139 viktima.

Edhe numri i të vdekurve është ulur krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 224 viktima. Ndërkohë, ky është numri më i ulët që prej 25 tetorit.

Që nga filli i i pandemisë në Itali janë shënuar 122,833 viktima, ndërsa shërimet totale janë 3,604,523.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion