Shembet ura, 7 viktima në Rusi! Kamionët bien mbi një tren pasagjerësh, 31 të plagosur

Bota

Shembet ura, 7 viktima në Rusi! Kamionët bien mbi një tren

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një urë u shemb mbi shinat hekurudhore në Rusi pranë kufirit me Ukrainën, sipas shërbimeve të emergjencës.

Disa kamionë të rëndë u rrëzuan në Bryansk mbi një tren pasagjerësh i cili ishte në lëvizje, duke lënë gjithashtu 31 persona të plagosur, shkruan BBC.

Ministria Ruse e Emergjencave tha se njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit po përpiqeshin të gjenin njerëzit që kishin udhëtuar në tren. Në një deklaratë të postuar në Telegram, Hekurudha e Moskës pretendoi se ura ishte shembur “si rezultat i ndërhyrjes së paligjshme në operacionet e transportit”.

Ndërsa të dielën në mëngjes, një urë tjetër u shemb përgjatë autostradës në rajonin e Kurskut, sipas guvernatorit lokal. Një tren mallrash po udhëtonte mbi urë dhe për shkak dëmtimeve të shinave nga bombardimet një pjesë e trenit kishte rënë poshtë në rrugë.

Treni u përfshi nga flakët dhe një nga drejtuesit e tij pësoi lëndime të rënda në këmbë. Fotografitë në internet nga incidenti i parë në Bryansk treguan vagonë të dëmtuar dhe pasagjerë që ndihmonin njëri-tjetrin të dilnin nga rrënojat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion