Shembet një ndërtesë, raportohet për pesë të vdekur, 8 të zhdukur, mes tyre fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil, ku si pasojë e shembjes së një ndërtese, kanë humbur jetën 5 persona. Ngjarja ndodhi në një bllok banimi në Brazil, i cili u shemb pas reshjeve të mëdha.
Tetë të tjerë, përfshirë fëmijë, janë të zhdukur pasi ndërtesa u shemb në qytetin e Recife, në shtetin verilindor të Pernambuco.
Zyrtarët thanë se katër persona ishin shpëtuar të gjallë nga rrënojat pasi ekuipazhet e emergjencës u thirrën vetëm pas orës 6:30 të mëngjesit.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen, por qyteti bregdetar me 1.5 milion banorë është goditur nga shirat e dendura ditët e fundit.


