E FUNDIT/ Sërish aksion në Tapizë dhe Nikël, rreth 100 efektivë të FNSH në terren
Lajmifundit
/
8 Korrik 2023, 09:31
Aktualitet

Sërish mëngjesin e sotëm forca të shumta policore kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës.
Raportohet se në aksion kanë marrë pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.
Aksioni i sotëm ka vijuar në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim. Rreth 100 efektivë kanë nisur kontrollet që nga ora 5 e mëngjesit në këto zona.
Janë kontrolluar disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal. Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku janë shoqëruar disa persona.


