Shembet ballkoni ku po festonte fitoren, vdes zyrtari i opozitës në Turqi

Bota

Shembet ballkoni ku po festonte fitoren, vdes zyrtari i opozitës në

Gezimi i fitores zgjedhore në një nga bashkitë e Turqisë i ka marrë jetën një prej zyrtarëve kryesore të Partisë Popullore Republikane turke.

Bëhet fjalë për Mehmet Palaz i cili kishte dalë në ballkonin e godinës së partisë ku ai është pjesë së bashku me disa kolegë e simpatizantë, PAS FITOTES QË KISHIN KORRUR NË qytetin e Tavas, me kandidatin Kadir Tatık.

Nga mbingarkesa ballkoni i katit të dytë është shembur duke shkaktuar vdekjen e Palaz dhe plagosjen e Tatik, të cilët ishin në ballkon.

Mediat turke bëjnë me dije se në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë opozitare, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.

Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte.

Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e kolegut të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion