Ekzektohet gazetari, kush qëndron pas krimit?

Bota

Ekzektohet gazetari, kush qëndron pas krimit?

Një gazetar afgan u qëllua për vdekje këtë të enjte, një ditë pasi talebanët paralajmëruan mediat kundër “raportimit të njëanshëm”.

Gazetari Remat Rawan, i cili një muaj më parë kishte filluar si specialist i komunikimit në Ministrinë e Financave, u vra në një sulm nga dy persona të armatosur në jug të qytetit Kandahar, duke u bërë gazetari i pestë i vrarë këtë vit.

20-vjeçari, prezantues i nje programi të njohur debatesh, i cili transmetohej ne kanalin vendas “tolo news”, ishte baba i një djali tre vjeç.

Presidenti afgan deklaroi se vrasja e Rawan ishte një “sulm terrorist”, pasi një ditë më pare, një zëdhënës i talebaneve paralajmëroi që punonjësit e medias që kryejnë raportim të njëanshëm, do të ndëshkohen.

11gazetarë afganë u vranë në vitin 2020, ndërsa katër të tjerë këtë vit.

Komiteti i Sigurisë i gazetarëve afganë bëri te ditur se në gjashtë muajt e fundit, rreth 1000 punonjës të medias kanë braktisur profesionin si pasojë e kërcënimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion