SHBA pritet ti shesë Egjiptit armë me vlerë më shumë se pesë miliardë dollarë

Bota

SHBA pritet ti shesë Egjiptit armë me vlerë më shumë se

Departamenti i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme armësh në Egjipt me vlerë më shumë se pesë miliardë dollarë, njoftoi sot Pentagoni.


Pjesa më e madhe e kësaj shitje ka të bëjë me rinovimin e tankeve, mbështetjes dhe pajisjeve “Abrams”, vlera totale e të cilave llogaritet në 4.69 miliardë dollarë dhe kontraktor është kompania “General Dynamics Land Systems”, raporton Reuters.


Pentagoni shtoi se shitjet e tjera të mundshme përfshijnë raketa Hellfire me vlerë 630 milionë dollarë dhe një sistem për shkatërrimin e objektivave me precizion prej 30 milionë dollarësh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion