Anija me emigrantë, Matteo Salvini “i shpëton burgut”! Bien akuzat ndaj tij

Bota

Anija me emigrantë, Matteo Salvini “i shpëton burgut”!

Matteo Salvini, tani mund të marrë frymë lirisht: Zëvendëskryeministri italian u shpall i pafajshëm në procesin e gjatë gjyqësor kundër tij të lidhur me refuzimin e bërë në 2019-tën ankorimit të një anije shpëtimi me emigrant.

Gjyqtarët në Palermo rrëzuan dy akuzat e ngritura ndaj tij për pengmarrje dhe shpërdorim detyre. Prokurorët kishin kërkuar për Salvinin një dënim prej 6 vitesh burg. Kreu i partisë së krahut të djathtë Lega dhe një aleat i qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, vazhdimisht ka argumentuar se e konsideron veten fajtor vetëm për faktin se “donte të mbronte Italinë”.

“Unë premtimet e mi ai kam mbajtur gjithmonë, me luftën kundër emigracionit masiv dhe reduktimin e numrit të zbarkimeve dhe vdekjeve në det.”- shprehet Salvini.


Gjyqi ndaj Salvinit kishte nisur shtatorin e vitit 202, bazuar në akuzat se si ministër i brendshëm, kishte tentuar ndalimin e fluksit të klandestinëve në Mesdhe përmes bllokimit të porteve të Italisë. Aktakuza u paraqit nga prokurori i Agrigento, Luigi Patronaggio, i cili kishte kërkuar dhe sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e njerëzve të ndodhur aty ndërsa palë civile në këtë çështje ishte dhe kapiteni i anijes Open Arms dhe disa nga personat e shpëtuar në det.

Open Arms qëndroi në det për gati tre javë dhe gjendja shëndetësore e emigrantëve në bord u përkeqësua ndjeshëm. Salvini i pati akuzuar rregullisht organizatat e ndihmave për emigrantët se në thelb inkurajojnë trafikimin e njerëzve.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se numri i emigrantëve të parregullt që kanë mbërritur në Itali përmes detit deri më tani gjatë vitit 2024 është vërtet në rënie, me është rreth dy të tretat më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – apo gati 45 mijë persona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion