SHBA paralajmëron hapur Turqinë: Hiqni armatimet ruse ose do t'ju sanksionojmë

Bota

SHBA paralajmëron hapur Turqinë: Hiqni armatimet ruse ose do t'ju

Administrata Biden nuk i ul tonet me Turqinë përsa i takon sistemit rus të mbrojtjes raketore S400, përkundrazi.Gjatë një takimi në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kërkoi homologut turk që Ankaraja të heqë dorë nga pajisja ushtarake ruse, të cilën e përshkruan si një “rrezik për sistemin e NATO-s”.

Kjo çështje është kthyer prej kohësh në mollë sherri mes dy aleatëve të Nato-s, dhe u bë shkas që vitin e kaluar, Washingtonit të pezullonte Turqinë nga programi i tij i avionëve luftarakë F-35. Marrëveshjen ne Moskën, Ankaraja e firmosi në 2017-tën, duke e arsyetuar blerjen me nevojat e saj të sigurisë.

SHBA paralajmëron hapur Turqinë: Hiqni armatimet ruse ose do t'ju

Mbi Turqinë vazhdon të mbetet pezull kërcënimi i sanksioneve nëse insiston të mbajë S400-tën. Blinken ka diskutuar me Cavusoglu edhe lidhur me përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara mes Turqisë dhe Greqisë, dhe e ka bërë të qartë mbështetjen e tij për dialogun.

Kryediplomati amerikan i ka shprehur homologut të tij turk, edhe “shqetësimin për tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit mbi Parandalimin e asaj në familje, dhe theksoi rëndësinë e institucioneve demokratike e respektimin e të drejtave të njeriut”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion