“Është figurë përçarëse”,PDK-ja refuzon kategorikisht të votojë pro Vjosa Osmanit si presidente

Kosovë&Rajon

“Është figurë përçarëse”,PDK-ja

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar i prerë mbi vendimin e tij për çështjen e Presidentit në Kosovë.Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Vjosa Osmani nuk do të marrë asnjë vote për presidente të Kosovës nga PDK-ja pasi është një figurë përçarëse dhe nuk përfaqëson unitetin e popullit.

Hoxhaj është shprehur se Osmani nuk është e denjë për pozitën e Presidentes, pasi përfaqëson vetëm interesat e një partie dhe jo të të gjithë popullit.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes. PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj.

Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion