SHBA/ E mori në makinë për ta ndihmuar, babai i tre fëmijëve vritet me plumb në kokë nga e panjohura

Bota

SHBA/ E mori në makinë për ta ndihmuar, babai i tre

Një tragjedi e rëndë ndodhi në Missouri, SHBA, ku një baba tre fëmijësh, William Palmer, u vra pasi pranoi të merrte në makinë një grua që e kishte ndalur në një stacion karburanti dhe i kërkoi ndihmë, duke thënë se kishte ftohtë. Viktima, e cila ishte duke mbledhur metale të vjetra në momentin e ngjarjes, nuk dyshoi se ndihma e tij do të përfundonte tragjikisht.

Gruaja, 36-vjeçarja Brittany Rivoire, e cila kishte qenë e arrestuar më parë në 2024 për vjedhje makine, e qëlloi Palmerin në kokë dhe i mori makinën, që më pas e braktisi.

E fejuara e Palmerit, Regen Jones, tha se ai kishte pranuar të ndihmonte gruan në mënyrë që ajo të shkonte në një vend të ngrohtë. Familjarët e tij theksuan se Palmer ishte i njohur për sjelljen e tij bujare ndaj të panjohurve.

Një prej tyre tha: “I thosha gjithmonë të mos merrte njerëz nga rruga, por ai e bënte shpesh. Nëse shihte dikë duke ecur, e merrte dhe e çonte sa më larg që mundej.”

Pas arrestimit, Rivoire akuzohet për vrasje në shkallën e parë dhe mbajtje të paligjshme të armës së zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion