FOTO/ Ngjashmëria me Melonin shkaktoi reagime të shumta, fshihet fytyra e engjëllit

Bota

FOTO/ Ngjashmëria me Melonin shkaktoi reagime të shumta, fshihet

Fytyra e engjëllit të restauruar e cila ngjante me atë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni është fshirë nga artisti që e restauroi atë.

Zyrtarët e kishës dhe qeverisë nisën një hetim pasi fotografitë e engjëllit në Bazilikën e Shën Lorencit në Lucina për shkak të ngjashmërisë me Melonin.

Artisti, Bruno Valentinetti, fillimisht i mohoi pretendimet, por të mërkurën pranoi se ishte me të vërtetë fytyra e kryeministrit. Megjithatë, ai këmbënguli se ishte e ngjashme me origjinalin.

Valentinetti i tha gazetës la Repubblica se Vatikani i kishte urdhëruar ta mbulonte pikturën. Tiparet origjinale të fytyrës tani do të restaurohen, pas një deklarate të fortë nga Kardinali Baldassare Reina i Romës.

Prifti i bazilikës, Reverend Daniele Michelett tha se nuk e kishte vënë re ngjashmërinë me kryeministren kur pa për herë të parë punimet e restaurimit, por u pajtua se ato nuk përputheshin me ikonografinë origjinale dhe kontekstin e shenjtë të kishës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion