SHBA, avioni me rreth 300 pasagjerë merr flakë në pistën e aeroportit

Bota

SHBA, avioni me rreth 300 pasagjerë merr flakë në pistën e

Motori i një avioni të Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Pasagjerët, rreth 300, u evakuuan nga avioni duke përdorur daljet e emergjencës.

Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale.

FAA ka deklaruar se do të hetojë ngjarjen.

Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.

Delta tha se fluturimi 1213 kishte 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime.

Ekuipazhi “ndoqi procedurat e evakuimit” kur vunë re flakë në sistemin e shkarkimit të njërit prej dy motorëve, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion