SHBA analizon qeverinë e re talebanë: Shqetësuese që s'ka asnjë grua

Bota

SHBA analizon qeverinë e re talebanë: Shqetësuese që

SHBA shprehet e shqetësuar, pasi talibanët shpallën  qeverinë e re të Afganistanit,të përberë vetëm nga meshkuj dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.

Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili bën pjesë  në listën e zezë të OKB -së.

Ndërkohë një tjetër, Sirajuddin Haqqani, kërkohet nga FBI.

Grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit në një ofensivë gjithëpërfshirëse më 15 gusht. Që atëherë, demonstratat e drejtuara nga gratë janë mbajtur kundër islamistëve ekstrem.

Në një deklaratë , departamenti i shtetit amerikan tha: "Ne vërejmë se lista e shpallur e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talibanëve ose bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, midis tyre asnjë grua. Gjithashtu jemi të shqetësuar nga përkatësitë dhe regjistrat e disa prej individëve."

Departamenti  i shtetit shtoi se Amerika do të "gjykojë talibanët nga veprimet e saj, jo nga fjalët".

"Përsërisim pritshmërinë tonë të qartë që talibanët të sigurojnë që toka afgane të mos përdoret për të kërcënuar vende tjera," thuhet në deklaratë.

Afganistani është anëtar i Kombeve të Bashkuara prej vitit 1946 dhe organizata tha të martën se u takon shteteve të veçanta ta njohin apo jo qeverinë e re, dhe të presin paqen e qëndrueshme në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion