Përfshihet nga flakët një sipërfaqja e madhe me ullinj në Levan, zjarrfikëset në luftë me zjarrin
Lajmifundit
/
8 September 2021, 15:54
Aktualitet

Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët në zonën e Levanit në Fier. Zjarri ka përfshirë ferra shkurre, por edhe ullinj shumë vjeçar të mbjellë nga fermerë të zonës. Për shkak të përhapjes së zjarrit më shpejtësi është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse të Patosit dhe Roskovecit.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse të Fierit kanë shkuar që në momentet e para në vendin e ngjarjes dhe po punojnë me të gjitha mjetet për shuarjen e flakëve.
Ende është e paqartë arsyeja e rënien së zjarrit ndërkohë fermerët në këtë zonë kanë sipërfaqe të mëdha me ullinj shumëvjeçar.

