Sfidojnë NATO-n? Rusia bashkon “forcat” me Kinën dhe Iranin, nisin stërvitjen e përbashkët

Bota

Sfidojnë NATO-n? Rusia bashkon “forcat” me Kinën dhe

Marina e Kinës, Rusisë dhe Iranit po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta këtë javë në Gjirin e Omanit, tha Pekini të hënën.

Aktivitetet ushtarake, që do të mbahen nga e hëna deri të premten, synojnë “të ruajnë bashkërisht sigurinë rajonale detare”, sipas një deklarate që ministria e Mbrojtjes e Kinës publikoi në platformën e mediave sociale WeChat.

“Kina do të dërgojë… shkatërruesin me raketa të drejtuara Urumqi, fregatën Linyi me raketa të drejtuara dhe anijen e furnizimit gjithëpërfshirës Dongpinghu, për të marrë pjesë në stërvitje”, thuhet në deklaratë, pa dhënë më shumë detaje, shkruan REL.

Stërvitjet në zonë u mbajtën dhe në mars të vitit të kaluar midis këtyre shteteve dhe quheshin “Security Bond 2023″. Raundi i stërvitjeve të përbashkëta të këtij viti vjen në kohën e tensioneve në rritje në rajon, teksa lufta në Gazë po vazhdon dhe rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, në Jemen, kanë nisur një mori sulmesh ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Media shtetërore ruse raportoi se një shkëputje anijesh nga flota e Paqësorit të vendit, e udhëhequr nga kryqëzori Varyag, mbërriti në portin iranian të Chah Bahar të hënën, para stërvitjeve.

“Pjesa praktike e stërvitjeve do të zhvillohet në ujërat e Gjirit të Omanit në Detin Arabik”, raportuan agjencitë ruse të lajmeve duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është të punohet në sigurinë e aktivitetit ekonomik detar”, citohet të ketë thënë ministria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion