Emri/ Grabiti bizhuteri floriri në një argjendari në Durrës, “Shqiponjat” arrestojnë 35-vjeçarin

Aktualitet

Emri/ Grabiti bizhuteri floriri në një argjendari në Durrës,

Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 35-vjeçari.   

Sekuestrohen bizhuteritë e vjedhura. Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte vjedhur në një argjendari në lagjen nr. 11 Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Shkëlzen Elmazi, 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion