Sërish tensione në det, shihni momentin kur barka franceze godet barkën angleze dhe e ndjek pas

Po vazhdojnë tensionet në ujërat mes Britanisë së Madhe dhe Francës, ku peshkatarët francezë po protestojnë me barka afër ishullit Jersey. Së fundi, një barkë franceze e goditi një anije angleze dhe më pas filloi t’i shkonte pas.
Barka “Lasgot” e rriti shpejtësinë dhe e goditi një barkë britanike, duke e trazuar dhe duke e detyruar që të kthehet në limanin St Heiler, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Incidenti ndodhi pas një incidenti tjetër, në të cilin barkat e vogla franceze e vonuan anijen e mallrave “Commodore Goodwill” që të largohet nga turma dhe të lundrojë për të marrë furnizime për ishullin.

