Sekuestrohen 2,000 shiringa me barna ilegale për dobësim në Angli

Bota

Sekuestrohen 2,000 shiringa me barna ilegale për dobësim në Angli


Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Mbretërinë e Bashkuar ka sekuestruar një sasi të madhe barnash të paligjshme për humbje peshe gjatë një operacioni dy-ditor në Northampton.

Sipas mediave të huaja, u sekuestruan 2,000 shiringa me substancat tirzepatide dhe retatrutide, të cilat nuk janë të miratuara në Mbretërinë e Bashkuar për përdorim në humbje peshe. Bashkë me to u gjetën edhe dhjetëra mijëra shiringa bosh dhe kimikate të papërpunuara.

Vlera totale e sendeve të sekuestruara tejkalon 250,000 paund, ndërsa u identifikuan rreth 20,000 paund në para të gatshme, që besohet të lidhen me tregtinë e paligjshme të barnave. Operacioni ishte i pari i këtij lloji në Anglinë qendrore dhe shënon një goditje të rëndësishme ndaj tregtisë ilegale të barnave për dobësim.

J“Ky është një fitore në luftën kundër kriminelëve që rrezikojnë jetën e njerëzve duke shitur ilaçe të rrezikshme dhe të paligjshme për humbje peshe, vetëm për të fituar para të shpejta,” deklaroi Sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion