Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken nderon Altin Dumanin kampion kundër korrupsionit

Bota

Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken nderon Altin Dumanin kampion kundër

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një ceremoni të zhvilluar në DASH, me praninë e Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, kreu i SPAK ishte mes 10 emrave për kampion global të antikorrupsionit të prezantuar nga zyrtari i lartë amerikan.

“Falë dumanit, sot SPAK është institucioni më i besuar publik në Shqipëri”, tha Blinken.

Nga Shqiperia, me pare nje titull te tille e ka marre edhe gjyqtari Ardian Dvorani ne vitin 2021.

Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”.

Blinken tha kur nderoi Dvoranin, se ky çmim tregon se administrata e Presidentit Biden e kupton se “do të jemi të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit vetëm duke pasur partnerë të përkushtuar”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion