Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga tërmetet
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2025, 14:50
Bota
Santorini eshte ne gjendje te jashtezakonshme si pasoje e termeteve.
Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile e Greqisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në bashkinë e Thirës për shkak të tërmeteve të vazhdueshme që janë regjistruar mes Santorinit dhe Amorgos.
Sipas vendimit, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është bërë për të trajtuar nevojat emergjente dhe për të menaxhuar pasojat e aktivitetit sizmik që ka prekur zonën.
Gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi për një periudhë prej një muaji.