"Njoftonte për lëvizjet e Oltit", seanca në GJKKO, Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2025, 14:30
Aktualitet
Po dëshmon sot në GJKKO i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor me krimin sipas tij.
Siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, të pranishme në proces, i penduari tha emrin e oficerit me inicialet K.G që sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë “njoftonte për lëvizjet e Oltit ( Elton Kilës” një anëtar të grupit quajtur Henrik Hoxhaj. Ky i fundit më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet se ka thënë Nuredin Dumani.