Rusia predha antenës së televizionit në Ukrainë, 5 viktima në Kiev

Bota

Rusia predha antenës së televizionit në Ukrainë, 5 viktima

Ministria e jashtme e Ukrainës tha se Rusia ishte treguar barbare me sulmin ndaj një kulle antenash te TV pranë një vendi përkujtimor ne Kiev.

Antena e goditur ndodhej prane Babyn Yar, monumenti perkujtimor per një nga masakrat më të mëdha të hebrenjve gjatë Holokaustit Nazist.

Vendi përmban një grumbull përmendoresh për të kujtuar ata që vdiqën, duke përfshirë fëmijët.

Në twitter, ministria e jashtme tha se "trupat ruse qëlluan në kullën televizive, pranë kompleksit Memorial #BabynYar".

BBC ka raportuar se nga sulmi me predha ne kullen e antenave televizive numerohen te pakten pese te vdekur.

Më herët sot një raketë ruse goditi zyrat qeveritare në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, duke vrarë të paktën 10 vetë.

 

ME TE LEXUARAT