Rusia kërcënon: Jemi pranë konfrontimit. NATO hedh poshtë deklaratat: Jemi aleancë mbrojtëse

Bota

Rusia kërcënon: Jemi pranë konfrontimit. NATO hedh poshtë

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë kanë arritur  deri në nivelin e konfrontimit.

Deklarata vjen nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke pretenduar se për këtë e ka fajin aleanca ushtarake e atlantikut të veriut.

“Në fakt, vendet e NATO-s dhe vetë aleanca është përfshirë tashmë në konfliktin përreth Ukrainës. NATO vazhdon lëvizjet e saj drejt kufijve tanë, duke zgjeruar infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufijve tanë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NATO vijon që të tregojë natyrën e saj si një aleancë të krijuar, modeluar dhe menaxhuar nga Shtetet e Bashkuara si një mjet konfrontimi, para se gjithash, në kontinentin Europian.”

Por Perëndimi e hedh poshtë këtë pretendim, duke saktësuar se NATO është një aleancë mbrojtëse.

Blloku ushtarak ka ndihmuar vazhdimisht Ukrainën në luftën për mbijetesë përballë agresionit të Rusisë, kryesisht me armë të avancuara, trajnime dhe informacione sekrete.

Për Vladimir Putin, kjo e bën NATO-n pjesë të konfliktit dhe siç ka pohuar presidenti gjatë muajit shkurt, e çon botën një hap larg Luftës së Tretë Botërore.

Pavarësisht tensioneve që tashmë kanë prekur qiellin, zëvendësministri i jashtëm I Rusisë, Aleksandër Grushko, tha se vendi I tij nuk ka asnjë synim që të angazhohet në një luftë me NATO-n.

“A është gati blloku ushtarak për një konflikt të hapur me Rusinë? Duhet të pyesni vetë anëtarët e NATO-s. Në çdo rast, ne nuk kemi synime të tilla për vendet anëtare të aleancës".

Pavarësisht kësaj, ekspertë politikë e ushtarakë, mendojnë se me situatën aktuale, ku marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s duken edhe më të këqija sesa ishin në ditët e lulëzimit të Luftës së Ftohtë, rreziku i një lufte të madhe është tepër i lartë./a2 cnn

ME TE LEXUARAT