Rusia drejt fitores në Ukrainë, Kievi i dorëzuar pas sulmit në Kharkiv, tërheq ushtrinë

Bota

Rusia drejt fitores në Ukrainë, Kievi i dorëzuar pas sulmit

Ukraina shfaq shenja dorëzimi në luftën kundër Rusisë. Ushtria e Kievit njoftoi se është tërhequr nga disa zona në frontin verior në rajonin e Kharkivit, kur forcat e Moskës kanë nisur një ofensivë më 10 maj. Siç njoftohet, kjo po bëhet për të shpëtuar jetët e ushtarëve dhe shmangur humbjet e kota. Ukraina pretendon se deri në 30 mijë ushtarë të Rusisë janë angazhuar në ofensivën në Kharkiv. Situata e vështirë në front duket se është bërë shkak që presidenti Volodymyr Zelenski të anulojë vizitën që duhej të zhvillonte në Madrid.

Mediat spanjolle shkruajnë se ende nuk ka një arsye zyrtare lidhur me këtë. Kharkivi nuk ka qenë shënjestër e vetme e trupave të Putinit, pasi raportohet për një sulm masiv në mbarë Ukrainën, në një kohë kur aty gjendej Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kjo detyroi autoritetet që të vendosnin një fashë orare për ndërprerjen e energjisë në të gjithë vendin. Errësira totale do të mbizotërojë nga ora 21 e çdo mbrëmjeje deri në mesnatë, pasi Moska shënjestroi strukturat energjitike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kievi u kundërpërgjigj po me një sulm masiv me dronë dhe raketav, përfshirë Atacms, në disa rajone të Rusisë si Belgorod, Kursk dhe Briansk, gjithashtu edhe në Krimenë e aneksuar. Moska reagoi lidhur me këtë, përmes zëdhënëses së ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, e cila tha se asnjë armë perëndimore nuk do ta shpëtojë Zelenskin.

Gjithashtu ka folur edhe vetë presidenti Vladimir Putin, që përmendi një plan paqeje përpara vizitës së tij në Kinë, duke pretenduar që kjo shkon edhe në interes të Ukrainës. Më pas thuri elozhe presidentit Xi Jinpin, të cilin e quajti lider vizionar dhe të guximshëm.

Në një intervistë për një media kineze, Putin theksoi kundërshtinë e tij ndaj vlerave perëndimore duke kërkuar që bashkë me Kinën, Rusia të krijojë një rend të ri botëror.

 

ME TE LEXUARAT