Miniera e arit në Afrikë bie në duart e grupeve rebele, 10 të vdekur

Bota

Miniera e arit në Afrikë bie në duart e grupeve rebele, 10

Një vend minierash në Republikën e Afrikës Qendrore, u sulmua nga grupi rebel i quajtur 3R. Si pasojë e sulmit të armatosur, kanë humbur jetën 10 persona.

Sipas lajmeve në median kombëtare, anëtarët e grupit rebel të quajtur 3R (Kthimi, Kërkesa, Përforcimi) kryen një sulm të armatosur në minierën e arit në qytetin Yaloke të Ombella-Mpoko.

Në sulm humbën jetën 10 civilë, mes të cilëve 7 gra dhe shumë të tjerë u plagosën. Ndërsa të plagosurit po trajtohen në spitalet rajonale, forcat e sigurisë nisën një operacion kundër anëtarëve të 3R në rajon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej disa kohësh, grupet e armatosura si Seleka, Anti-Balaka, 3R, Unioni për Paqe (UPC), Lëvizja Patriotike CAR (MPC), Ushtria e Rezistencës së Zotit (LRA) po organizojnë sulme, veçanërisht për dominimin e rajoneve të pasura me burime nëntokësore.

Grupet rebele u mblodhën nën ombrellën e Koalicionit të Patriotëve për Ndryshim (CPC), për të kapur kryeqytetin Bangui. Mijëra njerëz, kryesisht myslimanë, janë vrarë dhe më shumë se 1 milion njerëz janë zhvendosur në vend, nën dhunën e vazhdueshme që nga viti 2013.

 

ME TE LEXUARAT