Rusia bombardon Kivein, dy ndërtesa shpërthejnë në flakë

Bota

Rusia bombardon Kivein, dy ndërtesa shpërthejnë në

Dy ndërtesa u përfshinë nga flakët pas një sulmi që Rusia bëri gjatë orëve të natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Lajmi eshte bere ië ditur kryetari i bashkisë, Vitaly Klitschko me anë të një postimi në Telegram. Më tej ai informoi se edhe një person ka mbetur i plagosur.

Në lagjen Sviatoshynskyi, sulmi me dron shkaktoi një zjarr në një sipërfaqe prej 50 metrash katrorë dhe dëmtime të pjesshme në apartamente në katet e 15-të dhe të 16-të të një ndërtese banimi 16-katëshe.

Ndërsa në zonën Dniprovskyi, bastisjet ruse shkaktuan zjarr në ballkonin e një ndërtese banimi nëntëkatëshe, me një sipërfaqe prej 2 metrash katrorë.

Ndërkohë Shërbimi i Emergjencave evakuuan banorët e ndërtesave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion