VIDEO/ Po përpiqej t’i shpëtonte gruan nga mbytja, burri xheloz rreh punonjësin e kompanisë

Bota

VIDEO/ Po përpiqej t’i shpëtonte gruan nga mbytja, burri xheloz

Një video që tregon një burrë që përpiqet të shpëtojë nga mbytja në Kazakistan po bën xhiron e rrjetit.

Bashkëshorti xheloz sulmoi punonjësin e kompanisë së pastrimit të qilimave, i cili po përpiqej të ndihmonte gruan e tij që po mbytej, sipas pamjeve të postuara në Telegram dhe Twitter.

Videoja tregon punonjësin duke mbajtur tapetin dhe gruan e cila del në korridor për t’i hapur.

Më pas, ajo fillon të mbytet, mesa duket duke ngrënë diçka.

Burri e kupton se ka një problem dhe e kap menjëherë nga beli dhe e shtrëngon në mënyrë që ta shpëtojë.

Pa kuptuar se çfarë po ndodh, burri i gruas që po mbytej del në korridor dhe sheh punonjësin që e ka përqafuar nga beli, është pas saj dhe po i shtyp barkun.

Duke besuar, me siguri, se burri ka sulmuar gruan e tij për qëllime seksuale, ai nxiton drejt tij dhe fillon ta rrahë me furi.

Më kot gruaja tenton ta largojë.

Fatmirësisht punonjësi arrin të shpëtojë nga tërbimi i bashkëshortit xheloz vetëm me një sy të nxirë. /abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion