Rrëzohet avioni ushtarak në Kolumbi, ende nuk dihet numri i viktimave

Bota

Rrëzohet avioni ushtarak në Kolumbi, ende nuk dihet numri i viktimave

Një avion transporti ushtarak është rrëzuar gjatë ngritjes në jug të Kolumbisë, duke ngritur shqetësime për pasojat e mundshme të aksidentit.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez, i cili bëri të ditur se njësitë ushtarake kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Deri më tani nuk ka ende informacion zyrtar mbi numrin e viktimave apo shkaqet e rrëzimit.

Avioni i përfshirë në incident ishte një C-130 Hercules, ndërsa ngjarja ndodhi në zonën e Puerto Leguízamo, pranë kufirit me Peru.

Ministri Sanchez u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të prekurve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion