Karburanti arrin në 220 lekë/Dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, asnjë qytetar përballë Kryeministrisë

Aktualitet

Karburanti arrin në 220 lekë/Dështon protesta kundër rritjes

Pasditen e kësaj të hëne ishte paralajmëruar një protestë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimit të naftës në vend.

Megjithatë, rreth një orë pas orarit zyrtar të parashikuar për nisjen e saj, përpara ambienteve të Kryeministrisë nuk vihet re pjesëmarrje e gjerë qytetare.

Në vendin ku dhe ishte njoftuar për tu mbajtur protesta, para ambienteve të Kryeministrisë, shihen vetëm disa qytetarë, kryesisht aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, si dhe automjetet e transmetimit të mediave dhe efektivët e policisë, të cilë janë në krye të detyrës për të ndjekur zhvillimet.

Kjo protestë vjen në një kohë kur gjatë ditëve të fundit çmimi i naftës në vendin tonë ka arritur deri në 220 lekë për litër, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët.

Rritja e çmimeve ka sjellë gjithashtu reagim edhe nga ana e qeverisë, e cila ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës për karburantet.

Kujtojmë se shoqëria civile kishte bërë thirrje për protestë ditën e sotme përpara Kryeministrisë së Shqipërisë, në orën 17:00, përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale. Organizatorët u bënë apel qytetarëve që të merrnin pjesë masivisht, me qëllim kundërshtimin e çmimeve të larta dhe kërkesën për uljen e tyre./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion