Zhdukja e Remzi Hoxhës, Mero Baze: Dosja e Berishës në Londër, agjenti i SHIK ka dhënë detaje për…

Aktualitet

Zhdukja e Remzi Hoxhës, Mero Baze: Dosja e Berishës në

Gazetari Mero Baze shprehet se pjesë e dosjes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA-ja dhe Britania dhe Madhe është edhe zhdukja e Remzi Hoxhës.

Duke folur në “Zona Zero” në Top News, ai deklaroi se një ish-agjent i kohës, Ilir Kumbaro, ka dëshmuar për veprimtarinë e Shërbimit gjatë kohës që kontrollohej nga ish-Presidenti Sali Berisha.

Gazetari: Nga informacionet që ke, a ka mundësi që në dosjen e Londrës kundër Berishës të ekzistojë edhe dëshmia e Kumbaros për zhdukjen e Remzi Hoxhës?

Baze: Sipas të dhënave që po dalin nga gjyqi që po zhvillohet në Londër që vetë Berisha ka kërkuar të hapet, është e qartë që një eksponent i lartë i Shërbimit Informativ Shqiptar që gjendet në arrati, ka dhënë të dhëna sensitive të veprimtarisë së tij dhe Shërbimit Informativ të komanduar nga Berisha.

Është e qartë që e vetmja veprimtari që ka pasur një agjent SHIK-u që është në Londër, Kumbaro, e vetmja gjë për të cilën është shquar në këtë histori është çështja e Remzi Hoxhës. Është e sigurtë që çështja e Remzi Hoxhës është në dosjen e non gratës së Sali Berishës.

Mendoj se edhe në dosjen e SHBA-së, rasti i Remzi Hoxhës është përsëri në i përfshirë në serinë e fakteve që dëshmojnë brutalitetin e shtetit, minimumin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion