Rrëzohet avioni në Meksikë, humbin jetën 10 persona , mes tyre tre fëmijë

Bota

Rrëzohet avioni në Meksikë, humbin jetën 10 persona , mes

Një aksident ajror me pasoja tragjike është regjistruar pranë aeroportit të Tolucës në Meksikë, ku një avion privat u rrëzua në një zonë industriale, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave që ndodheshin në bord.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë edhe tre fëmijë të mitur, të cilët dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje: një djalë 4-vjeçar dhe dy vajza, përkatësisht 9 dhe 2 vjeçe. Në mesin e viktimave janë gjithashtu dy pilotët dhe pesë pasagjerë të rritur.

Avioni i tipit Cessna Citation III, i cili kishte nisur fluturimin nga Acapulco, u përplas rreth orës 12:30 me një depo industriale. Fillimisht autoritetet raportuan për gjashtë viktima, por më vonë bilanci u përditësua në dhjetë të vdekur.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet pas rrëzimit të avionit, me tym të dendur dhe flakë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion