Aksidenti TRAGJIK në Fushë-Krujë! Kush janë VIKTIMA dhe i riu që drejtonte mjetin me shpejtësi SKËTERRË... (EMRAT)

Aktualitet

Aksidenti TRAGJIK në Fushë-Krujë! Kush janë VIKTIMA dhe i

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Tapizë, në Krujë, ku një mjet tip “Audi” ka përplasur për vdekje një 66-vjeçar, identifikuar si Nazif Zeneli.

Viktima, banor i zonës, ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Kleo Malja, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion