Belen Rodriguez rrëfehet: Isha 19-vjeçe kur ika nga shtëpia, kisha vetëm 180 euro në xhep

Një rrëfim i rrallë është bërë nga modelja argjentinase Belen Rodriguez. Në një intervistë televizive në “Domenica In”, 36-vjeçarja tregoi se ardhja në Itali ka qenë shumë e vështirë dhe se e ka nisur vetëm me 180 euro në xhep.
Modelja la Argjentinën dhe erdhi në Itali dhe nisi punën si modele. Ajo e mori famën në këtë vend pasi u bë pjesë e një reality shou.

“Duke filluar pa para, me 180 euro në xhep, nuk e dija kur do t’i mblidhja përsëri paratë për t’u larguar. Situata në Argjentinë ishte e vështirë. Unë sakrifikova adoleshencën time, nuk pata një adoleshencë si vajzat normale”, u shpreh modelja me lot në sy.


