Rrëzimi i helikopterit me 6 të vdekur në Nju Jork, pesë nga viktimat, anëtarë të një familje spanjolle, mes tyre tre fëmijë

Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork. Një zëdhënës i bashkisë së Nju Jorkut identifikoi dy nga të vrarët si Agustin Escobar, një ekzekutiv i Siemens dhe Merce Camprubi Montal – që besohet të jetë gruaja e tij, raportoi NBC News.
Bashkë me 5 anëtarët e familjes u vra edhe piloti i helikopterit.
“Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy u nënshtruan plagëve të tyre,” tha policia.
Lesly Camacho, një punëtore në një restorant përgjatë lumit në Hoboken, tha se ajo pa helikopterin duke u rrotulluar në mënyrë të pakontrolluar përpara se të përplasej në ujë.
“Ishte një tufë tymi që dilte. Ai po rrotullohej shumë shpejt dhe u ul në ujë shumë fort,” tha ajo.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams konfirmoi gjashtë vdekjet dhe tha se autoritetet besonin se turistët ishin nga Spanja.


