Rrëshqitje dheu në një minierë ari, humbin jetën 15 persona
Lajmifundit
/
9 Maj 2021, 16:33
Bota

Të paktën 15 persona janë vrarë pas rrëshqitjeve të dheut në një minierë ari në Guinea verilindore, sipas zyrtarëve lokalë ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë në kërkim të të mbijetuarve.
Viktimat janë minatorë ari, të gjithë mes moshës 14 dhe 40 vjeç, tha një këshilltar lokal. Trupat e tyre u gjetën gjatë natës dhe u varrosën në një varr të përbashkët të dielën në mëngjes.
Vendi i Afrikës Perëndimore ka përjetuar një numër aksidentesh në minierat artizanale, veçanërisht rreth Siguari, afër kufirit me Malin, një zonë ku më shumë se 20,000 minatorë janë zyrtarisht aktivë.


