Kërcënoi me thikë gruan dhe tentoi t'i vidhte paratë që tërhoqi nga bankomati, arrestohet 44-vjeçari

Aktualitet

Kërcënoi me thikë gruan dhe tentoi t'i vidhte paratë

Policia zbardh grabitjen në Sarandë, ku një person tentoi t'i vidhte një 34-vjeçareje nën kërcënimin e thikës një shumë parash duke vënë në pranga autorin e ngjarjes. Sipas policisë, personi që kërcënoi me thikë shtetasen A.N, 34 vjeçe, është 44-vjeçari J.(L).K, banues në Livadhja, i cili është arrestuar. 

Sarandë

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Vjedhje me dhunë", mbetur në tentativë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion