Rinisja e luftimeve në Gaza, raportohet për nëntë të vdekur

Bota

Rinisja e luftimeve në Gaza, raportohet për nëntë të

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza thonë se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën nëntë persona në të gjithë Rripin e Gazës në më pak se dy orë, që nga rifillimi i operacioneve ushtarake.

Në jug, të paktën gjashtë persona u vranë në një sulm në një shtëpi në Rafah dhe një në Khan Younis, raporton Al Jazeera. Në qendër të Gazës, të paktën shtatë persona u vranë në zonën Maghazi.

Izraeli u ka kërkuar gjithashtu banorëve në lagje të caktuara të Khan Younis të largohen, përpara një sulmi të pritshëm në zonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Forcat izraelite po lëshojnë fletëpalosje për njerëzit në Khan Younis duke u kërkuar atyre të evakuohen në Rafah, por ata gjithashtu kanë në shënjestër Rafah,” raportojnë gazetarët e Al Jazeera.

ME TE LEXUARAT