"Rikthehet Titaniku", pas 109 vitesh ndërtohet sozia e anijes në Kinë

Bota

"Rikthehet Titaniku", pas 109 vitesh ndërtohet sozia e anijes

Titaniku po kthehet nga thellësia më shumë se një shekull pas udhëtimit të tij të parë.

Në Pekin, pas 109 vitesh po ndërtohet anija e parë në botë me madhësi të plotë të Titanikut.

Anija 260 metra e gjatë po ndërtohet nga Industria e Ndërtimit të Anijeve 'Wuchang' dhe do të mbetet e ankoruar përgjithmonë si një atraksion turistik në provincën Sichuan pa dalje në det.

"Ne kemi përfunduar ndërtimin e kuvertës kryesore, pra vetëm dy kate e gjysmë. Ai pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti," tha Xu Junnian menaxheri i projektit.

Merrte 300 euro personi për kalim të paligjshëm kufiri, arrestohet 21 vjeçari nga Bangladeshi në Kakavijë
Investitori Su Shaojun thotë: "Ne kemi planifikuar më shumë se 6.7 kilometra katrorë tokë të të gjithë zonës piktoreske, investimi total në parkun tematik është 10 miliardë juan (1.5 miliard dollarë), rreth 1 miliard juan do të kushtojë vetëm projekti Titanik."

Ai shtoi: "Anija ndodhet në pjesën perëndimore të Kinës, jo shumë larg nga dy qytetet e mëdha Chengdu dhe Chongqing. Do të tërheqë turistë nga bota. Ne vlerësojmë se numri i vizitorëve do të jetë midis 2 milion deri në 5 milion brenda një viti. Ky vëllim turistik duhet të garantojë kthimin e investimit tonë. "

Drejtuesit e Wuchang u shprehën për një gazetë provinciale se linja e saj do të kopjojë me besnikëri Titanikun origjinal, me një sallë ngrënie, teatër, kabina luksoze të klasit të parë dhe pishinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion