Vuçiç: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Kosovë&Rajon

Vuçiç: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ai është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide sipas tij do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër.

"Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër", tha Vuçiç për televizionin TV Prva, duke shtuar se pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, idetë të cilët lindën pas shpërndarjes së dy non-paperave.

Mediat në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar në Bruksel një “non paper”, ide e cila është hedhur poshtë nga BE. Disa shtete të BE-së, në veçanti Gjermania është shprehur kundër ideve të tilla duke i quajtur si të rrezikshme.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, non-paper është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion