E pazakontë, gjenden armë, kasaforta dhe biçikleta brenda liqenit në Bruksel

Bota

E pazakontë, gjenden armë, kasaforta dhe biçikleta brenda

Aksioni i pastrimit brenda liqenit në Bruksel është shoqëruar me surpriza sepse brenda tij janë gjetur biçikleta, kasaforta dhe madje edhe armë.


Rreth 30 zhytës u zhytën në liqen , përballë Place Flasse, në komunën Ixel në Bruksel. Sipas kreut të pastrimit publik, Nabil Mesaudi, u hoqën rreth pesë deri në gjashtë tonë mbeturina.

Gjatë pastrimit, u gjetën katër armë, përfshirë një pushkë shumë të vjetër, si edhe gjashtë kasaforta. Qershorin e kaluar, 12 kasaforta të tjera u gjetën dhe u morën.

Në të njëjtën kohë, u gjetën shumë gota dhe shishe, mirëpo, duhet të theksohet se liqeni është afër shumë restoranteve.

“Ajo që është më e rëndësishmja me këtë lloj veprimi është se ne do të kuptojmë qëndrimin e disa qytetarëve përballë një mjedisi të gjelbër si ky, ” tha kryebashkiaku i Ixel, Christos Doulkeridis.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion