Reshjet e shiut në Pakistan, shkon në 182 numri i viktimave

Bota

Reshjet e shiut në Pakistan, shkon në 182 numri i viktimave

Reshjet e shiut në Pakistan kanë shkaktuar 182 të vdekur. Mediat ndërkombëtare tregojnë se në 24 orët e fundit vdiqën 18 persona, duke thelluar numrin e viktimave.

Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, sipas mediave ndërkombëtare, ka bërë me dije se krahina më e prekur, dje por edhe që nga fillimi i sezonit të shirave, në qershor, është ajo veriperëndimore e Hajber Pakhtunkhëa.

Që nga 1 qershori, të paktën 270 persona janë lënduar në këtë zonë në aksidente të lidhura me shiun, ndërsa 82 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur. Gjatë shirave sezonalë të këtij viti, 263 shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe 262 shtëpi të tjera u dëmtuan pjesërisht në të gjithë vendin./a2cnn

ME TE LEXUARAT