Grabitet një bankë në qendër të Athinës, në kërkim autorët

Bota

Grabitet një bankë në qendër të Athinës, në

Paraditen e sotme një bankë në qendër të Athinës ka rënë pre e një grabitje. Mediat vendase shkruajnë se rreth orës 11:45, dy pesona të armatosur kanë bërë të mundur grabitjen e një shume parash, ndërsa nuk është lënduar askush.

Duke cituar deklaratën e policisë, mediat greke shkruajnë se autorët ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar me armë klientë dhe personelin, ndërsa janë arratisur në drejtim të paditur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka vijuar kërkimi për autorët.

Ende nuk dihet shuma e grabitur./BW

ME TE LEXUARAT