Rebelët Huthi marrin përgjegjësinë për raketat e lëshuara drejt Izraelit

Bota

Rebelët Huthi marrin përgjegjësinë për raketat e

Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani morën përgjegjësinë për një sulm me raketa të nisur nga Jemeni drejt Izraelit.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, grupi tha se nisi një breshëri raketash që synonin objektiva të ndjeshme armike izraelite, duke shtuar se sulmet i arritën objektivat e tyre me saktësi.

Më herët të hënën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin kapur me sukses një raketë nga Jemeni.

“Ne shpallim një ndalim të plotë dhe total të lundrimit detar izraelit në Detin e Kuq dhe i konsiderojmë të gjitha lëvizjet armike si objektiva legjitime ushtarake për Forcat tona të Armatosura që nga momenti i lëshimit të kësaj deklarate”, thuhet në njoftim.

Irani të dielën lëshoi raketa drejt Izraelit në bombardimin e parë të tillë që kur një armëpushim i brishtë hyri në fuqi në fillim të prillit, duke komplikuar përpjekjet e ndërmjetësimit për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Pak kohë më parë, sirenat u dëgjuan në disa zona në të gjithë vendin, pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit”, tha ushtria të dielën në një deklaratë.

Ushtria izraelite, IDF ka njoftoi gjithashtu këtë të hënë se identifikoi një valë të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.

“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, tha IDF.

ME TE LEXUARAT