Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike në ngushticën Bab el-Mandeb

Bota

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës

Huthët e Jemenit kanë marrë kontrollin e ishullit Perim, një pikë strategjike në Ngushticën Bab el-Mandeb, e cila është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe mallrave.

Sipas burimeve forcat qeveritare te Jemenit janë tërhequr nga ishulli, ndërsa Huthët kanë marrë edhe qytetin bregdetar Dhubab, që ndodhet përballë Perimit. Këto lëvizje u japin Huthëve një pozicion më të fortë përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.

Zhvillimi është veçanërisht shqetësues për Arabinë Saudite, pasi kjo zonë është e rëndësishme për transportin e naftës. Nëse trebelet arrijnë të kontrollojnë më shumë pjesë të Ngushticës transporti detar mund të vështirësohet dhe çmimet e naftës mund të rriten.

Ndërkohë forcat qeveritare të Jemenit kanë bërë të ditur se do të përpiqen të rimarrin zonat e humbura. Ato pritet të përdorin armë dhe avionë për të goditur pozicionet e Huthëve përgjatë bregdetit.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, ky avancim është mbështetur nga Irani, i cili u ka dhënë Huthëve ndihmë dhe udhëzime. Teherani, megjithatë mohon se u jep atyre urdhra ushtarakë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion