Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët e Patos-Marinzës marrin 4 milionë lekë për dynym

Aktualitet

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët e

Pas disa ditësh protestë, banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës kanë arritur marrëveshje me kompaninë “Bankers Petroleum” për pagesën e qirasë së tokave.

Kompania ka rënë dakord të zbatojë kërkesën e banorëve për një pagesë prej 4 milionë lekësh për një dynym tokë në vit, sipas kushteve të kontratës, deri në vitin 2029.

Pas dakordësimit, banorët kanë vendosur të ndërpresin protestën, e cila vijoi për disa ditë përballë vendburimeve të naftës që shfrytëzohen nga kompania.

Protesta nisi pasi banorët kundërshtuan uljen e vlerës së qirasë së tokës nga 4 milionë në 2 milionë lekë për dynym dhe kërkuan që kompania të respektonte detyrimet kontraktuale.

Një ditë më parë, protesta u zhvendos përballë vendburimeve të “Bankers Petroleum”, ndërsa situata u tensionua pasi banorët hapën me forcë një derë për të vijuar protestën brenda zonës.

Pas marrëveshjes së arritur me kompaninë, banorët kanë deklaruar se e ndërpresin protestën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion