Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni, alokohen 100 milionë lekë për armatime

Bota

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni, alokohen 100 milionë

Marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e qendrave pritëse të emigrantëve në Lezhë ka hyrë në muajin e gjashtë të operimit, kohë e cila duket se ka shërbyer për të ndërtuar transenë ligjore të funksionimit të saj.

Sipas marrëveshjes, shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave janë të palës italiane, por shteti shqiptare gëzonte të drejtën për t’i dhënë hua dhe një të tillë kabineti Rama duket se e ka bërë.

Nëpërmjet një komunikimi zyrtar me Ministrinë e Brendshme, A2 CNN bën me dije se qeveria shqiptare ka alokuar një fond total prej 289 milionë lekësh, nga të cilat 100 milionë për armatime.'

“Fondi i kërkuar nga Ministria e Brendshme në kuadrin e rishikimit të buxhetit me Aktin Normativ ishte në shumën 289 milion lekë ku përfshiheshin blerje pajisje, armatim dhe mjete transporti. Në fondin e miratuar me Aktin Normativ nr. 3 në shumën 100 milion lekë, janë financuar blerje pajisje armatimi ndërsa blerja e mjeteve të transportit do të financohet në vitin 2025 për arsye  të kohës së nevojshme që kërkojnë procedurat e prokurimit për  blerjen e tyre. Çdo shpenzim për personelin dhe logjistikën për njësinë policore që operon në strukturat pritëse për migrantët do të rimbursohet nga pala italiane”.

Sipas marrëveshjes Rama – Meloni, qendrat pritëse në Shën Gjin dhe në Lezhë do t’i kushtojnë shtetit italian 600 milionë euro të cilat do të shpenzohet për 5 vite. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion