Nga Çekia në Angli, Sylvinho ndjek nga afër yllin e “harruar” të Kombëtares

Sport

Nga Çekia në Angli, Sylvinho ndjek nga afër yllin e

Sylvinho po përgatitet për fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, me Shqipërinë që do të luajë dy ndeshjet e para në mars, me Anglinë në “Wembley” në datën 21 mars dhe tre ditë më vonë në “Arenën Kombëtare” kundër Andorrës. Trajneri brazilian, së bashku me dy ndohmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva kanë zgjedhur këto ditë të ndjekin nga afër futbollistët e Kombëtares.

Pas takimit në Champions midis Spartës së Pragës dhe Interit, aty ku pa nga afër Qazim Laçin dhe Kristjan Asllanin, stafi teknik i Kombëtares zgjodhi të udhëtojë në Angli. Aty, ata ndoqën takimin Bristol City-Blackburn, për të parë nga afër fantazistin Anis Mehmeti.

24-vjeçari u grumbullua pikërisht për herë të parë nga trajneri Sylvinho në mars të vitit 2023, teksa fanellën kuqezi e ka veshur në vetëm tre takime.

Duket se forma e mirë që po kalon Mehmeti ka marrë dhe njëherë vëmendjen e Sylvinhos, i cili zgjodhi që kësaj radhe ta shihte nga afër, i cili ndoshta kësaj radhe do ta rikthejë në Kombëtaren shqiptare pas një viti e gjysmë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion