Ra nga kati i tretë i një ndërtese në Vjenë, humb jetën stjuardesja 24- vjeçare

Bota

Ra nga kati i tretë i një ndërtese në Vjenë, humb

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Vjenë, ku një stjuardesë 24-vjeçare nga Palermo, Aurora Maniscalco, humbi jetën pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese.

Incidenti ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit në natën mes të shtunës dhe të dielës. E reja u dërgua menjëherë në spital me plagë të rënda, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë ditën e djeshme.

Policia austriake po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshimet janë se mund të mos ketë qenë një aksident.

Aurora ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj 27-vjeçar, gjithashtu nga Palermo, i cili është marrë në pyetje nga hetuesit.

Prindërit e viktimës u nisën menjëherë drejt Vjenës sapo mësuan për ngjarjen e rëndë të vajzës së tyre dhe u pritën nga ambasadori italian.

Aurora Maniscalco punonte si stjuardesë për kompaninë ajrore Lauda Air, ndërsa i dashuri i saj ishte i punësuar si asistent fluturimi në një tjetër linjë ajrore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion